Shefi i diplomacisë izraelite: Kërcënimi për të sulmuar Iranin “ende efektiv”

Shefi i diplomacisë izraelite: Kërcënimi për të sulmuar Iranin “ende efektiv”

Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se kërcënimi i Tel Avivit për të sulmuar Iranin pas përgjigjes hakmarrëse të Teheranit mbrëmë është “ende efektiv”, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për Radion e Ushtrisë, Katz theksoi se, “Ne thamë se nëse Irani sulmon Izraelin, do ta sulmojmë atë përsëri dhe kjo është ende efektive”.

“Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë me aleatët tanë. Unë do të udhëheq një sulm politik kundër Iranit”, tha Katz.

Shefi i diplomacisë izraelite pretendoi se Tel Avivi dje “mori dhjetëra kërkesa për mbështetje nga bota”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, ministri i Emigracionit, Ofir Sofer, i tha Radios së Ushtrisë se “guximi i Iranit në një sulm të tillë duhet të fshihet”.

Mbrëmë, Irani nisi një sulm ajror kundër Izraelit në hakmarrje për një sulm ajror të 1 prillit në objektin diplomatik iranian në kryeqytetin Damask të Sirisë. Sulmi vrau të paktën shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë.

Sot, Irani tha se nuk do të hezitojë të marrë masa të mëtejshme mbrojtëse për të mbrojtur interesat “legjitime” kundër çdo aksioni ushtarak “agresiv”.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ripohoi aderimin e saj ndaj parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Ministria iraniane përsëriti vendosmërinë e Iranit për të “mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, integritetin territorial dhe interesat kombëtare kundër çdo urdhri të paligjshëm për të përdorur forcën dhe agresionin”.

“Nëse është e nevojshme, ne nuk do të hezitojmë të marrim masa të mëtejshme mbrojtëse për të mbrojtur interesat legjitime iraniane kundër çdo aksioni ushtarak agresiv dhe përdorimit të paligjshëm të forcës”, shtoi ai.

MARKETING