SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me dronë

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me dronë

SHBA njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me dronë në luftën kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbështetja ushtarake e regjimit iranian për Rusinë jo vetëm që nxit konfliktin në Ukrainë, por gjithashtu ka rezultuar në shkelje të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Irani tani është bërë mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë. Irani duhet të ndërpresë mbështetjen e tij për agresionin luftarak të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për të penguar dhe vonuar këto transferime, si dhe për të imponuar kosto për aktorët e përfshirë në këtë aktivitet”, shtoi ai.

Vala e re e sanksioneve shënjestron shtatë individë në pozicione drejtuese në kompaninë Qods Aviation Industries (QAI), një prodhues iranian i pajisjeve të mbrojtjes, përgjegjës për projektimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, si dhe të Organizatës së Industrive Hapësinore të Iranit (AIO), organizata kryesore përgjegjëse për mbikëqyrjen e programeve e raketave balistike të Iranit.

MARKETING