SHBA: Rusia do të ofrojë ushqim Koresë së Veriut në këmbim të armëve

SHBA: Rusia do të ofrojë ushqim Koresë së Veriut në këmbim të armëve

Rusia po dërgon një delegacion në Korenë e Veriut për të ofruar ushqim në këmbim të armëve, tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Kirby tha se çdo marrëveshje armësh midis Koresë së Veriut dhe Rusisë do të shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA ka akuzuar më parë Korenë e Veriut për furnizim me armë për ushtrinë ruse në Ukrainë dhe grupin Wagner të mercenarëve rusë. Pheniani i ka mohuar më parë pretendimet.

Kirby tha në një konferencë për shtyp se SHBA kishte informacione të reja rreth një marrëveshjeje, ndërsa po monitoronte nga afër situatën dhe marrëveshjen e supozuar.

“Ne gjithashtu e kuptojmë se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut dhe se Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve”, tha ai.

Më herët të enjten, Thesari i SHBA-së futi në listën e zezë një burrë sllovak për rolin e ndërmjetësit midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Thesari tha se 56 vjeçari, kishte rregulluar shitje dhe kishte organizuar marrëveshje që do t’i mundësonin Koresë së Veriut të dërgonte armë në Rusi në fund të 2022 dhe në fillim të 2023. Në këmbim, Pheniani mori para, avionë komercialë, mallra dhe lëndë të para, thanë ata.

Përfshirja në listën e zezë të sanksioneve do të thotë se bizneset amerikane nuk mund të kenë marrëdhënie me zotin Mkrtychev dhe kjo i ngrin asetet e tij në SHBA.

MARKETING