SHBA, protesta kundër politikave të Trumpit për emigrantët

SHBA, protesta kundër politikave të Trumpit për emigrantët

Demonstruesit në Los Angeles të SHBA-së protestuan kundër politikave të presidentit Donald Trump për “luftën me emigrantët e paligjshëm”, raporton Anadolu.

Prej dy ditësh, Los Angelesi ka qenë skenë e protestave ndaj politikave të Trumpit për të luftuar me “emigrantët e parregullt”. Një numër i madh protestuesish që mbanin flamuj të Meksikës dhe Salvadorit marshuan nëpër rrugët e Los Angelesit të dielën dhe të hënën.

Protestuesit reaguan kundër “qëndrimit anti-emigrant” të Trumpit duke mbajtur tabela me mbishkrimet si “këtë vend e ndërtoi emigracioni”, “shfuqizo njësinë për imigracionin dhe rojën doganore”, “Nuk i kam shërbyer këtij vendi që ju të nënçmonit popullin tim” dhe “mos deportoni emigrantët e paligjshëm”.
– Ligji “Laken Riley” lejon që emigrantët e parregullt të ndalohen pa urdhër gjykate

Projektligji i quajtur “Laken Riley Law” që i referohet studentit të universitetit amerikan që u vra nga një emigrant i parregullt, kaloi të dy dhomat e Kongresit edhe me mbështetjen e disa demokratëve.

Rregullorja që konsiderohet si një “fitore ligjore” e madhe për Trumpin i cili tha se siguria kufitare ka qenë çështja më e rëndësishme për të gjatë gjithë procesit zgjedhor, u lejon rojeve kufitare të arrestojnë emigrantë të parregullt të përfshirë në krime të ndryshme pa urdhër të gjykatës.

Për të rritur masat e sigurisë në kufirin SHBA-Meksikë, Trump nënshkroi një dekret të ri presidencial dhe vendosi të dërgojë 1.500 ushtarë shtesë në kufi.

Trump urdhëroi përgatitjen e një objekti në Gjirin e Guantanamos që do të mbajë 30.000 njerëz për të mbajtur të ndaluar “emigrantët kriminelë” që hyjnë në vend në mënyrë të parregullt ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth mbrojti idenë se objekti ishte “një vend i përsosur për emigrantët”.

MARKETING