SHBA pritet të miratojë paketën më vlerë 400 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA pritet të miratojë paketën më vlerë 400 milionë dollarësh për Ukrainën

Qeveria amerikane planifikon të shpallë javën e ardhshme një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, që vlerësohet të jetë deri në 400 milionë dollarë, raporton Reuters, duke cituar tre zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.

Paketa do të përfshijë disa automjete të blinduar Stryker, raketa (për NASAMS, HIMARS, Patriot dhe Stinger), armë antitank (përfshirë TOË dhe Javelin) dhe pajisje për çminim.

Sipas të njëjtit burim, kjo paketë nuk do të përfshijë municione thërrmuese. Paketa e re e ndihmës ushtarake ende nuk është finalizuar dhe mund të bëhen shtesa apo ndryshime.

Kjo do të jetë paketa e 43-të e  miratuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

Vlera totale e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën është më shumë se 41 miliardë dollarë.

MARKETING