SHBA, mijëra qytetarë protestojnë kundër politikave të Trumpit ndaj emigrantëve

SHBA, mijëra qytetarë protestojnë kundër politikave të Trumpit ndaj emigrantëve

Mijëra qytetarë në shtetet e SHBA-së kanë mbajtur protesta kundër politikave që presidenti Donald Trump ka ndjekur ndaj emigrantëve që kur ai mori detyrën, transmeton Anadolu.

Sipas New York Times (NYT), protestuesit që u organizuan përmes platformave të mediave sociale me hashtagun #50501, që do të thotë “50 protesta në 50 shtete në 1 ditë”, filluan të mblidhen pas drekës para Kongresit dhe bashkive në shtete.

Mijëra njerëz që u mblodhën mbajtën protesta në shkallë të gjerë ndaj politikave për “të drejtat kundër emigrantëve” dhe vendimeve që eliminojnë praktikat për “diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje”, të cilat Trump zbatoi pas marrjes së detyrës.

Protestuesit thanë se u mblodhën kundër politikave të ndjekura nga Trump pasi ai mori detyrën dhe kundër “Projektit 2025” të miratuar nga politikanët republikanë.

– Demonstratat pritet të përhapen

Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Carrie Rheingans e cila mori pjesë në protestat në Lansing, Michigan, tha se protestat u kryen “për mbrojtjen e gjithë njerëzimit nga njerëzit”, ndërsa vuri në dukje se do të ketë më shumë demonstrata që tani e tutje.

Protestuesit që u mblodhën në qytetin Austin të Teksasit, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Ne njerëzit e refuzojmë Projektin 2025” u vërejt se një nga protestuesit po mbante pankartë me mbishkrimin “Unë jam krenare që jam vajza e një emigranti”.

Në demonstratat në shtetin e Minesotës, qytetarët u mblodh para ndërtesës së Kongresit të shtetit me flamuj amerikanë dhe meksikan.

Ndërsa qytetarët në shtetin e Kalifornisë, protestuan me pankartat me mbishkrimin “Lufto fashizmin!”.

Protestuesit kritikuan politikat e Elon Muskut dhe të Trumpit.

– Vendimet e Trumpit kundër emigrantëve

Presidenti Trump me dekretin presidencial që nënshkroi në ditën kur mori detyrën vendosi të shfuqizojë praktikat e “diversitetit” barazisë dhe gjithëpërfshirjes” të paraqitura gjatë periudhës së Joe Bidenit ndërsa më vonë njoftoi shfuqizimin e praktikës “CBP One” i cili lejonte emigracionin legal.

Trump ka urdhëruar përgatitjen e një objekti në Gjirin e Guantanamos që do të mbajë 30 mijë njerëz për të ndaluar “emigrantët kriminelë” të hyjnë në vend në mënyrë të parregullt. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mbrojtur idenë se objekti është “një zonë e shkëlqyer për emigrantët”.

MARKETING