SHBA, mbështetësit e Palestinës protes’tojnë ndaj politikës së presidentit Biden për Gazën
Në kryeqytetin amerikan, Washington, mbështetësit e Palestinës protestuan kundër presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përpara ndërtesës së Departamentit të Shtetit, raporton Anadolu.
Demonstruesit u mblodhën para ndërtesës së Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington dje për të protestuar ndaj politikës së administratës Biden për Gazën.
Demonstruesit protestuan ndaj Biden-it që shoqërohej nga Blinken-i, para fjalimit në të cilin ai komentoi politikën e tij të jashtme gjatë presidencës së tij katërvjeçare, duke brohoritur me sloganet: “Sa fëmijë keni vrarë sot?” dhe “Ne nuk duam që dollarët tanë të taksave të përdoren për të masakruar palestinezët”.
Gjithashtu protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “Politika e Biden-it është gjenocid”, “Flisni, brohorisni, përdorni fuqinë tuaj”, “Izraeli po vret” dhe “Ndaloni armatosjen e Izraelit me dollarët e taksave tona”.
Kur Biden-i dhe Blinken-i arritën në ndërtesën e departamentit me autokolonë për vlerësimin e politikës së tyre të jashtme, protestuesit brohoritën me sloganin “Kriminel lufte”.
Policia mori masa sigurie në zonën ku u zhvillua demonstrata.
Në fjalimin e tij të djeshëm, ku presidenti amerikan Biden komentoi politikën e tij të jashtme gjatë presidencës së tij katërvjeçare, ai tha se tani janë shumë afër një përfundimi, pas punimeve të cilat vazhduan prej muajsh lidhur me propozimin e armëpushimit që i njoftoi opinionit publik verën e kaluar në lidhje me Lindjen e Mesme dhe Gazën.
“Më lejoni të them këtë për luftën midis Izraelit dhe Hamasit: Ne jemi shumë afër realizimit përfundimisht të propozimit të armëpushimit që u paraqit muaj më parë”, deklaroi Biden.