SHBA largohet përfundimisht nga Iraku, tërheqja do të realizohet brenda vitit 2026

SHBA largohet përfundimisht nga Iraku, tërheqja do të realizohet brenda vitit 2026

Shtetet e Bashkuara do tërheqin forcat e tyre ushtarake nga Iraku. Burime ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Reuters, bëjnë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë arritur një mirëkuptim për planet për tërheqjen e forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Plani, i cili është rënë dakord gjerësisht, kërkon një miratim përfundimtar nga të dy kryeqytetet dhe një datë shpalljeje, do të largojë qindra trupa deri në shtator 2025, ndërsa pjesa tjetër do të largohej deri në fund të vitit 2026, thanë burimet, citon A2.

“Ne kemi një marrëveshje, tani është vetëm një çështje se kur ta shpallim atë”, tha një zyrtar i lartë amerikan, citon Reuters.

SHBA dhe Iraku po kërkojnë gjithashtu të krijojnë një marrëdhënie të re këshillimore që mund të bëjë që disa trupa amerikane të mbeten në Irak pas tërheqjes. Disa burime thanë se marrëveshja mund të shpallet këtë muaj, raporton A2.

Farhad Alaaldin, këshilltar për punët e jashtme i kryeministrit irakian, tha se bisedimet teknike me Uashingtonin për tërheqjen e koalicionit kanë përfunduar.

Marrëveshja pason më shumë se gjashtë muaj bisedime midis Bagdadit dhe Uashingtonit, të iniciuara nga kryeministri Mohammed Shia al-Sudani në janar mes sulmeve të grupeve të armatosura irakiane të mbështetura nga Irani ndaj forcave amerikane të vendosura në bazat irakiane.

Sulmet me raketa dhe dron kanë vrarë tre trupa amerikane dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, duke rezultuar në disa raunde të hakmarrjes vdekjeprurëse të SHBA-së që kërcënuan përpjekjet e qeverisë për të stabilizuar Irakun pas dekadash konflikti.

SHBA ka afërsisht 2 mijë e 500 trupa në Irak dhe 900 në Sirinë fqinje, si pjesë e koalicionit të formuar në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in, teksa ai pushtoi të dy vendet, shkruan A2.

Grupi dikur mbante afërsisht një të tretën e Irakut dhe Sirisë, por u mund territorialisht në Irak në fund të 2017 dhe në Siri në 2019. Iraku kishte demonstruar aftësinë e tij për të trajtuar çdo kërcënim të mbetur, tha Alaaldin, përcjell A2.

SHBA fillimisht pushtoi Irakun në vitin 2003, duke rrëzuar diktatorin Sadam Husein përpara se të tërhiqej në vitin 2011, por u kthyen në vitin 2014 në krye të koalicionit për të luftuar ISIS-in.

MARKETING