SHBA-ja vendos sanksione ndaj 4 gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), transmeton Anadolu.
MARKETING
Sanksione janë vendosur ndaj gjyqtarëve Solomy Balungi Bossa të Ugandës, Luz del Carmen Ibanez Carranza të Perusë, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou të Beninit dhe Beti Hohler të Sllovenisë, njoftoi Rubio.
“Këta individë u angazhuan drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit”, tha ai.
“As Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk janë palë në Statutin e Romës”, tha ai në një deklaratë.
Rubio tha se këta gjyqtarë janë “angazhuar në mënyrë aktive në veprime të paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së që synojnë Amerikën ose aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”.