SHBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë raundin e 4-t të bisedimeve indirekte në Oman të dielën

SHBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë raundin e 4-t të bisedimeve indirekte në Oman të dielën

Irani dhe SHBA-ja do të zhvillojnë raundin e katërt të bisedimeve indirekte në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të dielën, raportoi media iraniane, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se Omani do të jetë mikpritës i raundit të katërt të bisedimeve midis vendit të tij dhe SHBA-së.

“Lidhur me lokacionin dhe kohën e fillimit të negociatave, pritet koordinim nga pala omanase”, tha ai.

MARKETING