Shaqiri: Pa masa ndëshkuese, ligji për përfaqësim të drejtë nuk duhet të kalojë

Shaqiri: Pa masa ndëshkuese, ligji për përfaqësim të drejtë nuk duhet të kalojë

MARKETING

I pyetur nëse deputetët e ASH-së, do të mbështesin Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat, deputeti Rijad Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk duhet pranuar një ligj i cili nuk ka masa ndëshkuese në drejtim të atyre të cilët nuk e respektojnë përfaqësimin e drejtë.

MARKETING

Sample Image

“Në këtë rast në momentin që t’i mbështet një ligj pa masa ndëshkuese t’i nuk sjell ligj por sjell një rregullore, e rregullorja është një akt nënligjor i cili jetë në vullnetin e lirë të institucionit apo personit i cili kryeson me institucionin, a do ta zbaton atë apo jo”, tha Shaqiri.

Ai tha se ligji ende nuk ka arritur në Kuvend dhe ta shohin në detaje se çfarë përmban ai ligj, do ta analizojnë ligjin dhe do të parashtrojnë amendamente.

“Nëse gjithë ato vërejtje në bazë të amendamenteve që do t’i propozojmë pranohen dhe ai ligj merr një format tjetër atëherë ne mund të ulemi të bisedojmë dhe ndoshta mund ta votojmë, por përderisa nuk pranohen amendamentet tona për të cilat do të kemi vërejtjet tona konkrete ai ligj nuk duhet të kalon”, tha Shaqiri.

Ai tha se nuk duhet të kalojë një ligj në këtë formë ngase i mundëson Mickoskit dhe Qeverisë që ai tët shpërfillë edhe më shumë, edhe mos të kesh mundësinë që t’i përfaqësosh shqiptarët në institucione të caktuara.

MARKETING