Shaqiri e Nivokazi në formacionin e javës të Superligës së Zvicrës

Shaqiri e Nivokazi në formacionin e javës të Superligës së Zvicrës

Dy shqiptarët Xherdan Shaqiri e Rilind Nivokazi kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjeve fantastike në xhiron e fundit të Superligës së Zvicrës.

Basel shënoi fitore të madhe në udhëtim te lideri aktual i kampionatit zviceran Thun, ku ylli i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri. Anësori realizoi dy gola si dhe asistoi për Albion Ajetin.

Ndërkohë, paraqitje fantastike kishte edhe futbollisti që për herë të parë ishte në listën rezervë të Kosovës, Rilind Nivokazi, në fitoren 2:3 të Sion kundër Ëinterthur.

Në 80 minuta lojë, qendërsulmuesi shënoi dhe asistoi për ta ndihmuar skuadrën t’i arkëtonte pikët e plota.

Falë kësaj, të dy futbollistët kanë zënë një vend në formacionin më të mirë të javës nga “Sport.ch”.

Formacioni më i mirë i xhiros së kaluar në Superligën e Zvicrës:

Zigi; Papadopoulos, Barisic, Zoukrou; Boukhalfa, Fernandes, Tsawa, Lukembila; Jensen, Nivokazi, Shaqiri.

 

MARKETING