Shaqiri bëri gjestin e madh në fund të ndeshjes, takoi tifozin me aftësi të kufizuara dhe i dhuroi fanellën

Shaqiri bëri gjestin e madh në fund të ndeshjes, takoi tifozin me aftësi të kufizuara dhe i dhuroi fanellën

Xherdan Shaqiri ka treguar se është njëri nga ne, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ka përjetuar një nga ndeshjet më emocionuese në karrierën e tij pasi pritja që i është bërë në Kosovë ka qenë fantastike.

Shaqiri u duartrokit në fillimi të ndeshjes, por edhe në momentin e zëvendësimit të tij i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur gjilanasin i cili gjithmonë ka treguar dashurinë për Kosovën duke e reprezentuar në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur.

31-vjeçari ka bërë një gjest fantastik pas përfundimit të ndeshjes, duke i dhuruar fanellën e tij një tifozi me aftësi të kufizuara.

Evi është një i ri nga Gjilani i cili është tifoz i madh i Dritës dhe Kosovës, pasi nuk mungon në asnjë ndeshje ku luan klubi bardhekaltër dhe Përfaqësuesja dardane.

Ka qenë një moment shumë emocionues, derisa Shaqiri ka marrë edhe njëherë duartrokitje për gjestin e bërë duke gëzuar Evin me një dhuratë të bukur. /Telegrafi/

MARKETING