Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime, synohet dëmtimi i reputacionit tim

Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime, synohet dëmtimi i reputacionit tim

Zekirija Shaini, i cili u plagos ditë më parë në Kumanovë në një paraqitje për mediat mohoi se pas kësaj ngjarje është e përfshirë gruaja e tij. Ai shtoi se nuk ka njohuri për motivet ndaj atentatit, duke nënvizuar se nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd dhe se askujt nuk i ka cenuar jetën.

“Tërësisht i hedh pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron zonja ime Arjeta Adili. Andaj urgjentisht kërkojë nga organet hetuese që të sqarojnë situatën rreth zojës time të përfshirë në këtë rast nga ana e tyre, duke respektuar privatësinë tonë familjare, e veçanërisht imazhin e zojës.  Tërë kjo që u përcoll në opinion janë shpifje të pastra të cilët synojnë të dëmtojnë reputacionin tim personal, familjar dhe profesional. Ky rast për fat të keq u paraqiten me qëllime të qarta për të diskretituar mua dhe familjen time si dhe të krijojnë konfuzione në terren. Kërkoj nga organet e rendit dhe ato të hetuesisë dhe bëjë apel që të merren me zbulimin e të dyshuarit të rastit dhe këtë rast ta paraqesin sikur mosmarrëveshje apo ngatërresë familjare, nga se po të ishte ashtu siç u paraqit në opinion e gjerë unë kurrë nuk do të bashkëpunoja me zojën në fjalë”, tha Shaini.

MARKETING