Shabani: Nuk i shfrytëzuam siç duhej rastet që kishim, në Islandë shkojmë për fitoren!

Shabani: Nuk i shfrytëzuam siç duhej rastet që kishim, në Islandë shkojmë për fitoren!

Për kapitenin e Strugës, Bunjamin Shabanin humbja ndaj Breidablik, ndodhi për shkak se nuk i shfrytëzuan siç duhej rastet që kishin.

Duke folur për “SuperSport” pas ndeshjes me Breidablik në “Play-Off” të Conference League, Shabani u shpreh se shpreson që gjithçka ta kthejnë në sfidën e kthimit në Islandë.

Ndeshja: “Që në fillim të ndeshjes kishim raste, por nuk i shfrytëzuam, ndërsa kundërshtari shfrytëzoi kundërsulmet, si në rastin e golit. Megjithatë ndeshja nuk është mbyllur ende.”

Takimi i kthimit: “Në ndeshjen e kthimit duhet t’i shfrytëzojmë rastet shumë më mirë, pasi kemi mundësinë që në Islandë ta ndryshojmë rezultatin.”

Studimi i kundërshtarit për ndeshjen kthimit: “Shpresojmë ta kthejmë ndeshjen, pasi edhe do e studiojmë më mirë kundërshtarin.”

Mungesa e Radeskit: “Mungesa Radeskit u ndje shumë, por shpresojmë meqë do jetë në ndeshjen e kthimit, të mund të fitojmë.”

 

MARKETING