Shabani: Duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin, gabuam në mbrojtje!

Shabani: Duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin, gabuam në mbrojtje!

Për kapitenin Bunjamin Shabani skuadra duhet të kishte bërë më shumë për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.

Duke folur për “SuperSport” pas humbjes 1-2 ndaj Zalgiris, Shabani theksoi se ndeshja ishte e vështirë, por skuadra sipas tij bëri gabime në mbrojtje, ndaj edhe e pësoi.

Ndeshja: Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari që luan shumë mirë dhe është shumë i organizuar. Patëm rezultatin në anën tonë, por pësuam shpejt.

Nxitimi për të shënuar shpejt nga ekipet e Ballkanit: Ndoshta është çështje mentaliteti, pasi ekipet jashtë Ballkanit luajnë taktikisht edhe më mirë.

Sulmi: Ndoshta sot nuk bëmë shumë në sulm, pasi kishim shumë gabime në mbrojtje, duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin.

Je shumë altruistKisha disa raste që mund ta kisha goditur vetë topin, por në rastin e Mazrekajt mendova që ishte ai në pozicion më të mirë, ndaj edhe ia dërgova atij topin.

MARKETING