Shabani: Dokumenti për ujin jo të pijshëm nuk është bërë në Gradec, por në Dobridoll
Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” mohoi pretendimet e kundërkandidatit të tij se një dokument për ujin jo të pijshëm është bërë në fshatin Gradec. Ai tha se dokumenti është falsifikuar nga një hoxhë i fshatit Dobridoll për qëllime propagandistike.
“Për të qenë korrekt, e kam parë edhe unë atë dokument. Ai nuk është bërë në fshatin Gradec, siç pretendon kundërkandidati im, por në fshatin Dobridoll. Dokumenti gjoja tregon se uji është marrë në një shkollë, por nuk ka datë, nuk tregohet se nga cili inspektor apo institut është bërë analiza, dhe ka shumë mangësi të tjera. Nga sa duket, ky dokumentacion është përdorur vetëm për propagandë politike nga një hoxhë i Dobridollit. I bëj apel të merret me punët e fesë, sepse punët e politikës dhe të komunës i ka kush i drejton,” deklaroi Shabani.

