Sezoni i ri nis me derbin Shkëndija – Shkupi

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka hedhur shortin për sezonin e ri në Ligën e Parë.
Nga dymbëdhjetë ekipet e elitës, vetëm Arsim është debutues, teksa në kampionatin më të fortë të vendit do të luajnë shtatë ish-kampionë. Shorti vendosi që në javën e parë kampionia në fuqi, Shkëndija, të përballet me një derbi ndaj Shkupit, teksa gjithashtu sezoni i ri do të nis edhe me një përballje tjetër shqiptare si Bashkimi – Arsimi.
LPM, Java 1:
- Shkëndija – Shkupi
- Tikveshi – Rabotniçki
- Bashkimi – Arsimi
- Struga – Makedonija Gj.P
- Sileksi – Brera
- Vardari – Pelisteri
Sezoni i ri do të nis më 8 gusht, përderisa ky sezon 2025/26 do të sjell një ndryshim të madh, pasi do të ketë një reduktim të ligës dhe kampionati 2026/27 do të përbëhet nga dhjetë ekipe.