Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

Ardhja e Hansi Flick verën e kaluar ka sjellë shumë talentë të La Masias në ekipin e parë të Barcelonës, por kjo nuk ka ndodhur edhe me Guille Fernandez, të cilin shumë kush ka pritur se do ta bëjë debutimin me ekipin e parë këtë sezon.
Guille është një ndër lojtarët më të talentuar dhe më të vlerësuar në La Masia. Pavarësisht faktit se është 17-vjeçar, ai ka qenë pjesë e Barca Atletic për tërë sezonin dhe në disa raste ishte përfshirë me ekipin e parë për ndeshjet në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Në total, Guille është ftuar nëntë herë nga Flick, por ai ende nuk ka bërë debutimin etij.
Kjo shkon kundër asaj që atij i është thënë nga Barcelona verën e kaluar, me Mundo Deportivo që raporton se mesfushori i ri kishte marrë garanci se do t’i dhurohej shansi në ekipin e parë.
Dhe klubet po shpresojnë që ta shfrytëzojnë këtë situatë të krijuar mes blaugranasve dhe lojtarit në favorin e tyre.
Raporti shton se Porto po synon një lëvizje në verë për Guille dhe do të donin të arrinin një marrëveshje sipas së cilës Barcelona do të kishte klauzolën e riblerjes.
Klubi portugez synon që ta bëjë Guillen pjesë të ekipit të parë në rast se e transferojnë, ndërsa për të ka interesim edhe nga Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.