Sela: Situata është alarmante, Mickoski ka aktivizuar strategjinë e Gruevskit, i josh krerët shqiptar me pushtet
“Fitorja nëse duhet t’i urohet dikujt, është Mickoski. Gjatë gjithë kohës ka pasur deklarata të turpshme nga kryeministri. Thotë ke marrë votën maqedone, dhe thotë ju duhet të bëni kujdes. Ne nuk kërkojmë asgjë vetëm kujdes. Në Kërçovë kandidatura i ka takuar BDI-së dhe unë parimisht nuk i përzihem dhe nuk më përzihen në kandidaturat e mia, nuk e lejoj. Bërvenica edhe Kërçova, ishte pushteti. VMRO ka riaktivizuar të njëjtën gjë që përdorte Nikolla Gruevski, pushteti. Duke thënë kini kujdes se do humbni pushtetin! Këtu shifet vizioni i kryetarëve të partive shqiptare. Kryetar që i ndërrojnë deklaratat sipas vendit ku gjendet. P.sh Bilall Kasami, të njohura janë deklaratat e tij, që në fillim deshi të përkrahë kandidaturën në Bërvenicë, pastaj i ndryshoi”, tha Sela.
Sa i përket Kërçovën, Sela shtoi se nuk u bë thirrje që vota shqiptare të shkojë te kandidati shqiptar. Ai shtoi se, Fatmir Limani është dashur të bëjë thirrje që Komuna e Kërçovës të udhëhiqet nga shqiptarët.

