Sela: Në këto zgjedhje fitues ishte VMRO-ja, askush tjetër – unë jam viktimë politike
Në emisionin “Debat në Shenja” kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se fitues në këto zgjedhje ishte vetëm VMRO, derisa tha se e shfrytëzon këtë moment për ta uruar, duke nënkuptuar se nuk është VLEN koalicioni që ka fituar në kampin shqiptar, raporton SHENJA.
“Unë çdo herë kam pasur përballë pushtetin, sidomos në zgjedhjet lokale. Tani mirë se erdhën në realitet, këta që e kaluan tani. Zgjedhjet assesi nuk mund të quhen demokratike. Në këto zgjedhje fituese është vetëm VMRO-ja dhe shfrytëzoj rastin ta uroj fituesin. Unë nuk e kam krijuar këtë situatë. Unë jam viktimë politike”, tha Sela.

