Sela mbledh kryesinë e ASH-së: I bindur se do ketë zgjedhje të parakohshme!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.
“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha Sela
Ai shtoi se politika nuk është vetëm interes, nuk është vend për politikanët egocentrik.
Për VLEN-in tha se ata shumë shpejt do të bëhen histori e kaluar.
“Së shpejti do të shkojnë nga kanë ardhur. Nuk do të kujtohen për të mirë në historinë e këtij shtetit”, deklaroi Sela.
Sela mes tjerash tha se është i bindur se do të ketë zgjedhej të parakohshme.
se mendon se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Duke kritikuar Arben Taravarin për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë dhe qeverisjen e VLEN-it dhe përmendur rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe, Sela tha se janë dëshmi të mjaftuara se duhet të ketë zgjedhje.
“Çfarë është dallimi tani? Është vetëm një – servilitetin i Arben Taravarit ndaj çdokujt që flet në gjuhën maqedonase. Dhe qyqaria në atë paraqitje ku bëhet fjalë për foshnje, që ka humbur jetën dhe pastaj mundohet ta heq përgjegjësinë nga vetja e vetë. Me fjalë të tjera – le të shohin ëndrra me mbret, se këta do të vazhdojnë, se do të qeverisin dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje të parakohshme unë mendoj se do të ketë”, tha Sela.