Sela kundër një njësie zgjedhore: Dëmtohen shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela – pjesë e Frontit Evropian – ka shprehur qëndrimin e tij kundër propozimit për një njësi të vetme zgjedhore në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, një sistem i tillë do të ishte i pafavorshëm për shqiptarët.
MARKETING
“Një njësi zgjedhore nuk është në favor të shqiptarëve, pasi pjesë të rëndësishme të popullsisë shqiptare nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në lindje të vendit dhe procesi do të ishte i pakontrollueshëm”, deklaroi Sela.
Ai propozon që vendi të vazhdojë me modelin ekzistues prej tetë njësive zgjedhore. Sipas këtij modeli, vetëm zona e Shkupit do të siguronte të paktën 30 deputetë, ndërsa rajoni i Pollogut do të përfaqësohej me rreth 22.
Megjithatë, Sela është në favor të listave të hapura në zgjedhje, duke theksuar se kjo do t’u jepte qytetarëve fuqinë për të zgjedhur drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre, në vend të përzgjedhjes nga kryetari i partisë.