Sekuestrohen 43 kilogram stoli ari në vlerë 2.3 milionë euro, arrestohet shtetasi i Serbisë
Mbrëmë, në orët e vona të natës në aeroportin e Shkupit zyrtarët e doganave kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 43 kilogram stoli ari.
“Ky është një seukestrim rekord i arit, i cili vlerësohet rreth 2.3 milionë euro. Gjegjësisht pas njohurive paraprake dhe dyshimit të arsyeshëm personi me shtetësi serbe i cili ka arritur me fluturim të rregullt nga Stambolli I është referuar një kontrolli dhe ekzaminimi të detajuar të bagazhit. Në valixhen e tij dhe çantën e dorës janë gjetur lloje të ndryshme të arit I paketuar në qese të najlonit në mes të së cilave ka pasur edhe aksesorë të arit të bardhë me diamant me çertifikata. Personi më parë është drejtuar në kanal të gjelbërt dhe nuk e ka lajmëruar mallin. Personi dhe ari janë të ndaluar përkohësisht dhe momentalisht po zhvillohet hetimi”, ka deklaruar Sllavica Kutoriov nga Dogana, raporton SHENJA.