Sekuestrohen 12.5 ton fruta dhe perime të padeklaruara në Bogorodicë

Sekuestrohen 12.5 ton fruta dhe perime të padeklaruara në Bogorodicë

MARKETING

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët e Maqedonisë kanë sekuestruar 12.5 ton fruta dhe perime të padeklaruara, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milionë denarësh.

MARKETING

Sample Image

Sipas Drejtorisë së Doganave, tentativa për kontrabandë është zbuluar gjatë kontrollit të një ngarkese në procedurë tranziti, ku janë konstatuar sasi të mëdha mallrash që nuk ishin të përfshira në dokumentacionin doganor.

Mallrat e sekuestruara përfshijnë mbi 3 ton avokado, rreth 2.5 ton speca djegës, 600 kilogramë brokoli, 2.3 ton luleshtrydhe, 3.3 ton kivi dhe 40 kilogramë kërpudha.

Autoritetet bëjnë të ditur se mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit që dyshohet se ka tentuar kontrabandën është ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”.

Rasti është proceduar nga Departamenti i Hetimeve pranë Drejtorisë së Doganave.

MARKETING