Sekondat e fundit vendosin: Real fiton Celta Vigon
Real Madridi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 1-2 në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
Skuadra e “Los Blancos” kaloi në epërsi që në minutën e 11-të, falë një supergoli nga Aurélien Tchouaméni. Por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Iglesias barazoi rezultatin në minutën e 25-të pas asistimit të Sæedberg.
Pavarësisht dominimit në posedim, Real Madridi nuk arriti të krijonte raste shumë të rrezikshme deri në fund. Celta Vigo ishte afër një befasi, por Iago Aspas dështoi nga afërsia, duke goditur shtyllën në minutën e 87-të.
Kur dukej se Reali do të ndante pikët, Federico Valverde vendosi ndeshjen me një supergol nga distanca në minutën e 90+4’, duke shpëtuar tre pikët për madrilenët.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi mbetet pranë kreut me 63 pikë, një më pak se Barcelona, të cilët gjithashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Celta Vigo ndodhet në vendin e gjashtë me 40 pikë.

