Sefer Emini rinovon kontratën me Sonderjesken deri në vitin 2027

Sefer Emini rinovon kontratën me Sonderjesken deri në vitin 2027

Futbollisti shkupjan Sefer Emini zyrtarisht ka vazhduar kontratën me Sonderjesken deri në vitin 2027.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi me anë të një komunikate zyrtare.

Bëhet fjalë për një vazhdim të kontratës për të cilën jemi shumë të lumtur dhe është mirë ta kemi në skuadër fillimit të Superligës. Sefer Emini është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin tonë dhe ka pasur një zhvillim mbresëlënës në dy sezonet që ka pasur me ne deri tani”, thuhet në komunikatën e Sonderjeskes.

Ndryshe deri më tani Emini ka zhvilluar 57 ndeshje me Sonderjesken në të cilën ka shënuarn edhe 10 gola. /SHENJA/

MARKETING