Sedlloski përfshin Imran Fetain për ndeshjet e marsit të Maqedonisë së Veriut
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë dy ndeshje në fund të këtij muaji, ndërsa seleksionuesi Goce Sedlloski pritet që në ditët në vijim të publikojë listën e futbollistëve të ftuar për këto përballje.
Sipas informacioneve të fundit, një nga emrat e rinj në listë pritet të jetë Imran Fetai nga Shkëndija. Klubi tetovar ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka pranuar ftesë për Fetain, si dhe për Reshat Ramadanin, ky i fundit i ftuar edhe më herët në përfaqësuesen A.
Për Fetain kjo do të jetë hera e parë që grumbullohet me përfaqësuesen, pas një sezoni shumë të suksesshëm me Shkëndijën. Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës si në kampionatin vendor, ashtu edhe në garat ndërkombëtare, ku kuqezinjtë shkruan histori me paraqitjen e tyre në Ligën e Konferencës.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut do të përballet me Danimarkën më 26 mars në Kopenhagë, ndërsa më 31 mars do të luajë ndaj Irlandës ose Çekisë, në Dublin ose Pragë.

