Sedlloski: Duhet të tregojmë karakter ndaj Irlandës

Sedlloski: Duhet të tregojmë karakter ndaj Irlandës

MARKETING

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut do të përballet me Irlandën në një ndeshje miqësore.

MARKETING

Sample Image

Përzgjedhësi Goce Sedlloski theksoi se, pavarësisht zhgënjimit, ekipi duhet të ruajë motivimin maksimal, pasi përfaqësimi i fanellës kombëtare gjithmonë ka një peshë të veçantë.

“Çdo humbje dhemb, kjo është e padiskutueshme. Ende e ndiejmë zhgënjimin nga ndeshja me Danimarkën, por mbetemi të qetë dhe të fokusuar. Puna në stërvitje është në nivel të lartë dhe detyra jonë është të reagojmë shumë më mirë në fushë. I kemi analizuar gabimet dhe tani u takon lojtarëve që do të marrin shansin të japin maksimumin. Më gëzon veçanërisht fryma ekipore që mbizotëron në dhomën e zhveshjes.

Kundër Irlandës do të duhet të tregojmë karakter, disiplinë dhe forcë në duele. I kemi ndjekur paraqitjet e tyre të fundit; kundër Çekisë ishin dominues fizikisht dhe agresivë në duelet ajrore, ndërsa kundër Hungarisë demonstruan edhe cilësi teknike. Presim një sfidë serioze.

Planifikoj të bëj rotacione dhe t’u jap mundësi disa futbollistëve të rinj, dhe besoj se do ta justifikojnë besimin. Dua të theksoj se përfaqësuesja është e hapur për të gjithë; secili vendos vetë nëse do ta veshë këtë fanellë. Luhet për Maqedoninë, jo për individë”, deklaroi Sedloski.

Përballja mes Irlandës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet të martën në stadiumin “Aviva” në Dublin, me fillim nga ora 20:45. /SHENJA/

MARKETING