Sedlloski: Dua një ekip që do të qëndrojë i fortë deri në minutën e fundit
Goce Sedlloski do të përballet me sfidën më të madhe në karrierën e tij si trajner. Ikona me 100 paraqitje për përfaqësuesen kombëtare merr drejtimin e pankinës së Maqedonisë së Veriut, duke pasuar Bllagoja Milevskin. Ish-mbrojtësi do të nisë aventurën e tij të dytë si përzgjedhës, por për herë të parë si trajner kryesor. Në mandatin e mëparshëm, ai kishte rolin e përzgjedhësit të përkohshëm dhe regjistroi një fitore në ndeshjen e vetme, atë ndaj Lituanisë. Debutimi i tij në pankinë pritet në mars, kur Maqedonia e Veriut do të jetë mysafire e Danimarkës në Kopenhagë, në ndeshjen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. /SHENJA/

