Sedat Bislimi: Pensionistët nuk do të jenë më të harruar në Studeniçan!

Sedat Bislimi: Pensionistët nuk do të jenë më të harruar në Studeniçan!

Kandidati për kryetar të komunës së Studeniçanit nga koalicioni VLEN, Sedat Bislimi, realizoi një takim me pensionistët e komunës, së bashku me ekipin e shtabit lokal zgjedhor. Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve konsultative me qytetarët, me fokus të veçantë te sfidat dhe nevojat e kategorive të ndjeshme si pensionistët.

Gjatë bashkëbisedimit, pensionistët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e përfaqësimit të drejtpërdrejtë në komunën e Studeniçanit, pasi aktualisht funksionojnë si pjesë e Shoqatës së Pensionistëve në kuadër të komunës së Kisella Vodës. Ata kërkuan formimin e një shoqate të pensionistëve brenda komunës së Studeniçanit, me qëllim që të përfaqësohen më mirë dhe të kenë qasje më të lehtë në mbështetjen institucionale.

Ndër kërkesat konkrete që u parashtruan gjatë takimit ishin:

Sigurimi i hapësirave administrative për mbajtjen e mbledhjeve të shoqatës,

Krijimi i një klubi të pensionistëve për aktivitetet e tyre të përditshme,

Përmirësimi i përkujdesjes shëndetësore,

Mbështetje financiare për ata me pensione të ulëta.

Kandidati i VLEN-it, Sedat Bislimi, shprehu mbështetjen e tij të plotë për këto iniciativa, duke theksuar se me marrjen e mandatit do të angazhohet në mënyrë të menjëhershme për t’i adresuar në mënyrë ligjore dhe praktike këto kërkesa.

MARKETING