“Secili mund të jetë i radhës”, protestohet në Shkup për vdekjen e 22 vjeçares
Nën moton “Secili mund të jetë i radhës” qindra qytetarë po protestojnë për drejtësi, pas vdekjes së Frosina Kullakovës, 22-vjeçarja e cila u shtyp për vdekje nga një veturë në bulevardin “Aradhet Partizane”, ndërkaq shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar që po drejtonte veturën me shpejtësi të lartë, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Marrshi protestues nisi në pranë Sallës Universale, për të vazhduar drejt Kuvendit, Prokurorisë Themelore Publike dhe Gjykatës Penale. Ky marsh protestues vjen. Qëllimi i protestës është adresimi i tre probleme kryesore: 1.Jo-funksionalitetin e sistemit të mbrojtjes për fëmijët dhe të rinjtë që janë në konflikt me ligjin. 2. Mungesën e sigurisë në qytete dhe 3. Glorifikimin e sjelljes deviante.