Seancë konstituive e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor

Seancë konstituive e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor

Këshilli për monitorimin e reformave në gjyqësor, i cili ka mandat për të monitoruar zbatimin e Strategjisë sektoriale të zhvillimit për gjyqësorin (2024-2028) me Plan veprimi dhe axhendën e reformave 2024-2027 në Seksionin 5 Vlerat Themelore/Sundimi i Ligjit, mbajti sot seancën e tij konstituive, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, i cili kryesoi seancën, tha se krijimi i një Këshilli të vetëm për monitorimin e reformave gjyqësore, i cili bashkon monitorimin e dy dokumenteve më të rëndësishme, do të mundësojë një mënyrë të koordinuar, efektive dhe efikase të monitorimit.

“Do të veprohet sipas rekomandimit nga një raport i mëparshëm i revizionit dhe do të shmanget formimi i këshillave paralele të përbëra nga përfaqësues të të njëjtave organe, gjë që do të çonte në rritje të kostove, raporte me të dhëna të ndryshme dhe shpërdorim të burimeve dhe shpërfillje të parimit të ekonomicitetit në veprimet e institucioneve”, theksoi ministri Filkov.

Këshilli do të mundësojë një qasje të koordinuar ndaj masave dhe aktiviteteve të ndërmarra drejt përparimit të shtetit, do të sigurojë koherencën dhe vazhdimësinë e reformave në gjyqësor dhe do të përfaqësojë një organ që do të sigurojë transparencë, vazhdimësi dhe llogaridhënie në procesin e zbatimit të reformave. Do të ketë për detyrë të monitorojë zbatimin e reformave, të ngrejë alarmin kur institucionet nuk arrijnë rezultatet e pritura dhe të ofrojë mendime ekspertësh përmes anëtarëve të tij – ekspertë nga gjyqësori, akademia dhe sektori civil.

Anëtarët e Këshillit janë përfaqësues të lartë të Qeverisë, institucioneve gjyqësore, sektorit civil dhe ekspertë të dëshmuar, citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

MARKETING