Seanca të tre komisioneve kuvendore
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisioni për Çështje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni Juridik-Ligjvënës.
Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, në lexim të parë.
Ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji janë në rend dite edhe të Komisionit për Financim dhe Buxhet, në të cilën gjithashtu në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme, të Ligjit për punën devizore, të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, të Ligjit për bankat, të gjitha në lexim të parë si dhe ndryshimet e Ligjit për inspektim financiar në sektorin publik, në lexim të parë.