Seanca të Komisionit Juridik Ligjvënës dhe Komisionit për Çështje Evropiane
Pas dy seancave sot do të mbahet Komisioni Juridik Ligjvënës dhe Komisioni për Çështje Evropiane. Në rendin e ditës të seancës së 207-të të Komisionit juridik-ligjvënës janë projektligjet me procedurë të shkurtuar – për plotësimin e Ligjit për rrugët publike, për regjistrin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme dhe për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara.
Në seancën e 200-të të Komisionit juridik-ligjvënës, janë projektligjet në lexim të parë në fushën e arsimit: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor; për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Arsimor; për ndryshimin e Ligjit për universitetet e hapura civile për mësim gjatë gjithë jetës dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për akademinë sportive.
Në këtë seancë janë edhe disa propozim ligje me procedurë të shkurtuar: për ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor; për taksën e solidaritetit; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në fitim, si dhe Propozim ligjin për sistem këshillëdhënës për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të parë dhe Propozim vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të KB – UNIFIL në Liban.
Dy seanca do të mbajë edhe Komisioni Kuvendor për Çështjet Evropiane. Në seancën e 62-të në rend dite janë disa propozim ligje sipas procedurës së shkurtuar: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut; Propozim ligjin për zgjidhjen e bankave; për regjistrin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme; për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe propozim ligjin për gjahun dhe gjuetinë – në lexim të parë.
Në seancën e 60-të të Komisionit për Çështje Evropiane, në rend dite në lexim të dytë janë tre propozim-ligje: Propozim ligji për profesionin e avokatit; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë ushqimore dhe Propozim ligji për plotësimin e ligjit për farërat dhe materialin fidanor për bimët bujqësore.