Seanca të dy komisioneve kuvendore

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni për Financim dhe Buxhet.

MARKETING

Para anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë Raporti vjetor për punën në Këshillin Inspektues për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedura Administrative, procedura nga marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrja inspektuese në shkallë të dytë për vitin 2024 dhe Raporti vjetor për punën në Agjencinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale për vitin 2024.

Në rend dite në Komisionin për Financim dhe Buxhet janë Raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2024 të shqyrtuara nga një revizor i autorizuar dhe Raporti vjetor i Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 dhe Programi i punës së Këshillit Fiskal në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

MARKETING