Seanca për zgjedhjen e ministrave të rinj, Sali dhe Hoxha është caktuar për 24 dhjetor

Seanca për zgjedhjen e ministrave të rinj, Sali dhe Hoxha është caktuar për 24 dhjetor

Më 24 dhjetor është caktuar të mbahet seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

I pari që do të shkarkohet do të jetë ministrit për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN.

Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, dhe siç njoftoi Kryeministri Hristijan Mickoski, një rikonstruim i madh i Qeverisë do të pasojë në pranverë, pasi kreu i VMRO-DPMNE-së bëri ndryshime në parti pas kongresit të partisë të mbajtur më 6 dhjetor.

MARKETING