Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit: Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim

Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit: Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosjes së një polici tjetër në veri të vendit nga grupe kriminale.

MARKETING

Description of image

Schneeberger i tha shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se kjo ndodh kur “luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.

“Kështu ndodh kur e qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak”, shkroi Schneeberger në Tëitter, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës e jo një autokrat, duke aluduar në Vuçiqin, i cili sipas saj po “bën lojëra të rrezikshme”.

MARKETING