Sanksionohen 294 shoferë për vozitje të shpejtë

Janë sanksionuar 289 shoferë gjatë aksionit të kontrollit të djeshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë vendin, për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
MARKETING
“Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 159 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 135 jashtë vendeve të banuara”, sqarohet në kumtesën.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. l