Sanksionohen 148 shoferë në Shkup, 17 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 148 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 17 sanksione, 10 masa për vozitje pa patent shoferi, 12 sanksione për kalim në semafor të mbyllur.
Janë shqiptuar 14 sanksione për përdorim të celularit gjatë vozitjes, pesë masa për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.