Samit ballkanik i Alumni: Liderë të rinj në fokus të bashkëpunimit rajonal

Samit ballkanik i Alumni: Liderë të rinj në fokus të bashkëpunimit rajonal

ë Shkup sot filloi Samiti ballkanik i Alumni me moton “Sigurimi i partneritetit rajonal përmes udhëheqjes nga gjenerata e ardhshme” në organizim të Asociacionit Alumni Maqedonia e Veriut-SHBA. Ngjarja, e përkrahur nga Ambasada e SHBA-së do të zgjat deri më 29 maj dhe ka për qëllim ta nxit rolin aktiv të liderëve të rinj nga rajoni në avancimin e vlerave demokratike, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

MARKETING

Kryetarja e Asociacionit, Zorica Trajkova Strezovska, tha se samiti e pasqyron misionin e Asociacionit.

“Ky samit e paraqet thelbin e misionit tonë, përforcimin e bashkëpunimit, ndërtimin e urave, kultivimin e lidershipit dhe ndryshimet e përhershme. Qëllimi nuk është vetëm të përforcohet lidhja me SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe të thellohen dhe zgjerohen lidhjet e tërë Ballkanit”, tha Trajkova Strezovska.

Ajo shtoi se temë qendrore e Samitit është si të shndërrohet sfida e ikjes së trurit në përfitim, me atë që do të inkurajohen liderët dhe alumni të rinj të jenë shtytës të ndryshimeve.

“Do të flasim për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe partneritetit rajonal për shkak të përkrahjes së tregtisë, investimeve, sigurisë dhe prosperitetit”, shtoi kryetarja e Asociacionit.

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Nikolla Uarnes u dëshiroi punë të suksesshme pjesëmarrësve dhe përkujtoi se këtë vit shënohen 25 vjet nga themelimi i Asociacionit dhe 30 vjet marrëdhënie diplomatike mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Këto përvjetorë na kujtojnë distancën që kaluam dhe premtimin që është para nesh. Megjithatë, ka gjëra që janë shumë më të rëndësishme se kjo, ata janë njerëzit që i japin kuptim të gjithave, në klasa, në odat e punës, në start-ap kompanitë, në hapësirat e shoqërisë civile, unë takoj njerëz si ju që janë të motivuar dhe të përkushtuar ndaj komunitetit, kjo është fryma e këtij Samiti”, tha ajo.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe theksoi se sot, siç tha, “po bashkohemi jo vetëm gjeografikisht, por edhe nëpërmjet bindjes se bashkëpunimi nuk është luks, por domosdoshmëri”.

“Jetojmë në një kohë kur sfidat më të mëdha me të cilat përballemi janë thellësisht të ndërlidhura dhe nuk mund të zgjidhen të izoluara, megjithatë kështu është edhe pasuria jonë më e madhe. Talenti nuk ndalet në kufij, as inovacioni, as ambicia e njerëzve të rinj. Sigurimi i prosperitetit sot nuk ka të bëjë vetëm me përforcimin e ekonomive, por edhe të rrjeteve të forta të besimit, bashkëpunimit dhe lidershipit në rajon”, tha Gashi.

Pas fjalimeve hyrëse, do të vijojë panel-diskutim me pjesëmarrje të Malinka Ristevska Jordanova, anëtare e Këshillit të Sigurimit, Mentor Vrajolit, drejtor ekzekutiv i Qendrës kosovare për studime të sigurisë, Viktorija Trajkov, zëvendës ministre e Çështjeve Evropiane dhe Fatmir Besimit, ish ministër i Financave.

MARKETING