Saliba: Interesi i Realit është joshës, por dua tituj me Arsenalin

Saliba: Interesi i Realit është joshës, por dua tituj me Arsenalin

William Saliba është duke shkëlqyer si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe forma e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, përfshirë Real Madridin.

Megjithatë, Saliba ka vendosur të qëndrojë te Arsenal, ku klubi rinovoi kontratën e tij këtë verë.

Në një intervistë për “Telefoot”, mbrojtësi francez pranon se interesi i “Los Blancos” është joshës, por prioriteti i tij është të fitojë tituj me Arsenalin.
“Sigurisht që është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty… …por unë doja të fitoja tituj me Arsenalin së pari përpara se të mendoja për ndonjë gjë tjetër”, tha Saliba.

MARKETING