‘Safe City’ regjistron 10% më pak kundërvajtje në javën e dytë të shkurtit
Gjatë periudhës 09–15 shkurt 2026, sistemi i monitorimit me kamera “Qyteti i Sigurt” ka regjistruar gjithsej 4,490 shkelje të rregullave të komunikacionit në qytete dhe korridore rrugore ku janë vendosur kamerat. Ky numër përfaqëson një ulje prej 10% krahasuar me javën e parë të shkurtit, kur ishin regjistruar 4,991 shkelje.
Nga shkeljet e regjistruara, shumica dërrmuese, 4,297 raste, kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë shënuar edhe 33 raste për kalim në dritë të kuqe dhe 160 raste për drejtim të mjetit me regjistrim të skaduar.
Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 148 masa për ndalim të drejtimit të automjetit, një rënie prej 48.6% krahasuar me javën paraprake. Nga këto masa:
33 ishin për kalim në të kuqe,
115 për tejkalim të shpejtësisë, ku përfshihen:
99 raste me shpejtësi mbi 80 km/h mbi kufizimin në zonë të banuar
4 raste me shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanuar.
Autoritetet apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, për të kontribuar në rritjen e sigurisë në rrugë.

