Sadiku: Infrastruktura rrugore dhe sporti për të rinjtë, prioritetet kryesore në mandatin tim të ardhshëm

Sadiku: Infrastruktura rrugore dhe sporti për të rinjtë, prioritetet kryesore në mandatin tim të ardhshëm

Kandidati i pavarur për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku, në emisionin “Debat në SHENJA” prezantoi projektet prioritare që synon të realizojë nëse fiton mandatin e ardhshëm.

Sadiku theksoi se përparësi do t’i jepet përmirësimit të infrastrukturës rrugore në disa fshatra të komunës.

“Prioritet do të kem asfaltimin e rrugës për fshatin Pagarushë, Vërtekicë dhe Gaberr. Pastaj do të vazhdoj nëpër të gjitha fshatrat. Për Crnivër kemi rinovimin komplet të rrugës,” deklaroi ai.

Sipas tij, komuna e Studeniçanit ka rreth 114 kilometra rrugë lokale, të cilat janë nën përgjegjësinë e komunës, dhe për secilën zonë është planifikuar të realizohet të paktën një projekt infrastrukturor.

Përveç infrastrukturës, Sadiku tha se një fokus të veçantë do ta ketë investimi në sport dhe hapësira rekreative për të rinjtë.

“Do të investojmë në salla sportive. Kemi planin që në fshatin Batincë të ndërtojmë sallë të re pranë shkollës fillore. Gjithashtu, kemi qendrën rekreative në Studeniçan, në Batincë dhe nëpër të gjitha fshatrat do të ndërtojmë fusha sporti, që rinia të merret me sport,” theksoi ai.

Sadiku tha se beson se përmes këtyre projekteve do të përmirësohet cilësia e jetës në komunë dhe do të ofrohen kushte më të mira për banorët, veçanërisht për të rinjtë./SHENJA/ 

MARKETING