Sadiku: Erkan Arifi është takuar me Arben Fetain për të kërkuar mbështetjen e VLEN-it për kandidaturën e tij të pavarur

Sadiku: Erkan Arifi është takuar me Arben Fetain për të kërkuar mbështetjen e VLEN-it për kandidaturën e tij të pavarur

Kandidati i VLEN-it për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, ka deklaruar se në muajin qershor ka ndodhur një takim ndërmjet kryetarit aktual të komunës, Erkan Arifi, dhe zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, me qëllim që koalicioni VLEN ta mbështeste kandidaturën e Arifit për mandatin e tretë.

Sipas Sadikut, në këtë takim ishin të pranishëm edhe persona të tjerë me ndikim politik, ndërsa synimi i takimit ishte, siç tha ai minimi i procesit zgjedhor në komunë përmes kandidaturës së një personi që gëzon mbështetjen e strukturës së BDI-së.

“Në mesin e tyre ka pasur edhe shumë aktorë të tjerë që VLEN ta mbështesë Erkan Arifin. Kjo nuk është kalkulim, kjo është e vërtetë. Takimi ka ndodhur me të vetmen arsye: sepse në atë anë kandidohet një kandidat që është i strukturës së BDI-së, për ta minuar procesin,” deklaroi Sadiku.

Ai theksoi se për më shumë detaje rreth këtij takimi, publiku mund t’i drejtohet vetë Erkan Arifit, duke nënvizuar se kjo çështje ka qenë e njohur brenda qarqeve politike dhe nuk përbën thjesht spekulim. /SHENJA/

MARKETING