Ruskovska: Do të luftoj deri në fund me të gjitha mjetet

Vilma Ruskovska komentoi vendimin e Komisionit disciplinues në Prokurorinë Publike ku rekoamndohet që aji të shkarkohet nga pozita e prokurores, duke thënë se nuk është humbje dhe paralajmëroi luftë gjyqësore me të gjitha mjetet.

“Do të luftoj deri në fund me të gjitha mjetet”, tha Ruskovska duke sthuar se ky vendim është marrë që moti, për shkak se asaj nuk i janë pranuar faktet dhe dëshmitë.

Ndryshe, Ruskovska hyri në konflikt me ish-drejtorin e Drejtorisë Financiare, Arafat Muaremi kur dha urdhër të kontrollojë hapësirat e Policisë Financiare. Atëherë Muaremi ishte pjesë e procedurës parahetimor. Ai u ankuza se ka qenë nën trysni dhe se vendimi për kontroll ka qenë jo ligjor, përkatësisht me gabime.

Që atëherë, prokurri Ljubomir Joveski suspendoi Ruskovskën, ndërsa Muaremi dha dorëheqje./Telegrafi/

MARKETING