Rusia u ofron bonuse ushtarëve nëse shkatërrojnë tanket e NATO-s

Rusia u ofron bonuse ushtarëve nëse shkatërrojnë tanket e NATO-s

Janë publikuar detaje të reja nga dokumentet sekrete të inteligjencës amerikane të cilat kanë “rrjedhur” në mediat sociale, më 6 prill. Sipas raportimeve, në këto dokumente të klasifikuara tregohet se trupave ruse u është premtuar bonus nëse dëmtojnë apo shkatërrojnë tanke të Ukrainës të dërguar nga NATO-ja.

Sipas asaj që raporton New York Times, ky bonus ishte pjesë e një numri më të madh iniciativash të strukturuara për të ndihmuar formacionet ruse dhe për t’u rritur moralin, ndërsa ata luftojnë për të pushtuar territorin në lindje të Ukrainës.

Po ashtu, në dokumente thuhet se videot që shfaqin shkatërrimin e tankeve shpërndahen masivisht për të ulur besimin ndaj Ukrainës dhe Perëndimit, si dhe për të nxjerrë në pah “aftësinë e trupave ruse për të eliminuar armatimet e reja.”

Kujtojmë se anëtarët të Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës qindra tanke luftarake për ta ndihmuar në luftën me Rusinë.

Rreth 160 tanke të tjera “Leopard” të prodhimit gjerman, pritet të mbërrijnë në Ukrainë përpara një kundërofensive të re, që mendohet gjerësisht se do të nisë në pranverë.

MARKETING