Rusia su’lmon Ukrainën gjatë natës, lëshon dronë dhe raketa

Rusia su’lmon Ukrainën gjatë natës, lëshon dronë dhe raketa

Forcat ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar gjashtë nga tetë dronët e lëshuar nga Rusia dhe dy nga tre raketa, në një sulm gjatë natës.

Sulmet gjatë natës janë bërë një dukuri pothuajse e përditshme gjatë luftës në Ukrainë, ku të dyja palët dërgojnë raketa dhe dronë në territorin e njëra-tjetrës, shkruan Sky News.

Por në javët e fundit, Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të lejojnë Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda Rusisë.

“Ne duhet ta kemi këtë aftësi me rreze të gjatë, jo vetëm në territorin e ndarë të Ukrainës, por edhe në territorin rus, në mënyrë që Rusia të jetë e motivuar për të kërkuar paqen”, tha ai javën e kaluar.

 

MARKETING