Rusia sulmoi me dronë portin dhe objektet e magazinimit të grurit në Odesa

Rusia sulmoi me dronë portin dhe objektet e magazinimit të grurit në Odesa

Dronët rusë kanë goditur portin dhe objektet e magazinimit të grurit në rajonin jugor të Odesa-s gjatë natës, duke rezultuar në zjarre, thanë autoritetet.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper shkroi në Telegram se nuk kishte viktima nga sulmi i mëngjesit të së mërkurës, transmeton Telegrafi.

Forcat ajrore të Ukrainës më herët thanë se dronët rusë po shkonin drejt Izmail, një port kyç në lumin Danub.

Rusia ka vënë në cak portet e Ukrainës që kur u tërhoq nga një marrëveshje e madhe e OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat e tij.

Kiper tha se personeli i shërbimeve të urgjencës është mobilizuar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

MARKETING