Rusia shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm në Ukrainë nga mesdita e 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit

Duke iu përgjigjur thirrjes së patriarkut të Moskës për festën e Krishtlindjeve, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse (Sergey Shoygu) të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit midis palëve në Ukrainë nga ora 12:00 (0900 GMT) 6 janar 2023, deri në orën 24:00 (2100 GMT) 7 janar 2023”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Duke u bazuar në faktin se një numër i madh njerëzish të deklaruar ortodoksë jetojnë në zonat e luftimit, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Kirill, udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë me rastin e festës së Krishtlindjes, e cila festohet nga shumica e të krishterëve ortodoksë më 7 janar, ndërsa këtë vit bie të shtunën.

MARKETING